Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Italia thotë se do ta mbështesë Kosovën për t’i përmirësuar marrëdhëniet rajonale

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.

Ambasadori Orlando gjatë takimit ka pohuar se Italia do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në luftimin e pandemisë COVID-19, si dhe në përpjekjet e saj për t’i përmirësuar marrëdhëniet rajonale, mbështetjen e zhvillimit ekonomik, forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Gjatë takimit bëhet e ditur se Hoti ka pohuar vendosmërinë e Qeverisë së Kosovës për të punuar ngushtë me Italinë edhe në të ardhmen.

Njoftohet se Hoti e ka njoftuar Orlandon për prioritetet e qeverisë së re të Kosovës, ndër të cilat veçoi luftën kundër pandemisë COVID-19 dhe rimëkëmbjen ekonomike të vendit.

“Po ashtu, ai tha se Qeveria e Kosovës është tërësisht e përkushtuar për forcimin e shtetit ligjor, avancimin e demokracisë, luftimin e korrupsionit, rritjen e punësimit, zhvillimin e tregut të lirë etj”, thuhet në njoftim.