Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, zhvilloi një takim pune me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.
Në këtë takim, shefja e diplomacisë kosovare dhe ambasadori italian diskutuan për situatën e fundit politike në vend dhe për mbështetjen e Italisë në avancimin e agjendës Euroatlantike të Kosovës. Gjithashtu ministrja shprehu falënderime të veçanta ndaj Italisë për ndihmën ndaj Kosovës në përballimin e pandemisë Covid19.
Ministrja Haradinaj-Stublla dhe ambasadori Orlando vlerësuan raportet e shkëlqyera në mes të dy vendeve të cilat u rikonfirmuan edhe gjatë vizitës së fundit zyrtare në Romë.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj-Stublla takon homologun italian, diskutohet thellimi i bashkëpunimit
-
Italia thotë se do ta mbështesë Kosovën për t’i përmirësuar marrëdhëniet rajonale
-
Italia do të vazhdojë mbështetjen për perspektivën euroatlantike të Kosovës
-
Situata aktuale politike në fokus të takimit mes Konjufcës dhe zëvendësministrit të Jashtëm italian
-
Diplomatët e huaj e Konjufca në takim, diskutohen rruga e Kosovës drejt BE-së e zhvillimet e brendshme