Komiteti i Ministrave në Këshillin e Evropës nuk do të diskutojnë për Kosovën në mbledhjen që pritet ta mbajnë gjatë kësaj jave.
Në një përgjigje për KOHËN nga zyra për media e këtij institucioni është thënë se nuk mund të ndajnë më shumë informacione në këtë fazë.
“Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave javën e ardhshme. Nuk kemi më shumë informacion në këtë fazë”, thuhet shkurtimit në përgjigjen e KiE-së.
Sipas agjendës, ministrat e Punëve të Jashtme të 46 vendeve anëtare të Këshillit të Evropës do të mbajnë sesionin e tyre vjetor më 17 maj 2024, në kuadër të 75-vjetorit të Organizatës.
Agjenda do të përfshijë masat që KiE-ja po vazhdon të marrë në përgjigje të agresionit të plotë të Federatës Ruse kundër Ukrainës, zbatimin e Deklaratës së Rejkjavikut (miratuar në Samitin e Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive në 2023) dhe miratimin të një Konvente Kuadër për Inteligjencën Artificiale, të Drejtat e Njeriut, Demokracinë dhe Shtetin e Ligjit.
LEXO EDHE:
-
KiE: Diskutimet e Komitetit të Ministrave janë konfidenciale, për momentin Kosova s’është në agjendë
-
Ngec procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, s’ka përfshirje as në maj
-
Fati i aplikacionit të Kosovës i paqartë, agjenda e KiE ende s’është caktuar
-
BE-ja thotë se Serbia po e shkel Marrëveshjen me Kosovën me sjelljen e saj në KiE
-
Aplikacioni i Kosovës largohet nga agjenda e Komitetit Politik të Këshillit të Evropës