Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka njoftuar se Kosova i është bashkuar Procesit Pall Mall si shtet mbështetës i Kodit të Praktikave për Shtetet në kuadër të këtij procesi.
Ky proces është iniciativë e përbashkët e Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës, për të bashkuar vendet demokratike të përkushtuara për ta adresuar përhapjen dhe përdorimin e papërgjegjshëm të kapaciteteve komerciale për ndërhyrje kibernetike.
“Me mbështetjen e këtij Kodi, Kosova i bashkohet një koalicioni në rritje të vendeve demokratike që punojnë për të siguruar që mjetet kibernetike të përdoren në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe standardet për të drejtat e njeriut”, ka shkruar Kurti në Facebook të shtunën.
Kodi i Praktikave për Shtetet u lansua zyrtarisht në takimin e dytë të Procesit Pall Mall, i mbajtur në Paris më 3–4 prill 2025.
“Ky Kod përcakton parime udhëzuese për rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe mbikëqyrjes, duke promovuar sjellje të përgjegjshme të shteteve në hapësirën kibernetike”, ka shtuar Kurti.
-
Kurti kërkon nga Macroni mbështetje që Kosova ta marrë statusin e vendit kandidat
-
Kurti kërkon ndihmën e Francës që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat
-
Kurti takohet me Kosin në Mal të Zi në margjinat e Samitit të Procesit të Berlinit
-
Kurti merr pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit
-
Kurti: BE-ja duhet të punojë për të siguruar statusin e kandidatit për Kosovën