Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka falënderuar Kongresmenin amerikan Eliot Engel për angazhimin e tij për Kosovën.
Shefja e diplomacisë kosovare, përmes një video, ka veçuar momentet kryesore të angazhimit të Engel për Kosovën, i cili vazhdon të jetë zëri i fuqishëm i Kosovës në Washington.
“Ju na ndihmuat në momentet tona më të errëta, ishit dhe vazhdoni të jeni zëri ynë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një kampion për të drejtat tona dhe vendin tonë në botë, një përpjekje që vetëm miqtë e vërtetë mund ta bëjnë. Ju ishit një fener drite që na përfaqësonit në Kongresin e Shteteve të Bashkuara dhe e vërteta jonë ishte e sigurt me ju, dhe për këtë, ne jemi thellësisht mirënjohës”, ka thënë me këtë rast Haradinaj-Stublla.
Ai tha Engel ka një vend të veçantë në zemrat e njerëzve të Kosovës.
“Ju jeni një hero i vërtetë për ne. Republika e Kosovës do t'ju kujtojë gjithmonë si një mik që u ngrit për ne në kohë nevoje dhe në kohë paqeje, dhe ne shpresojmë të vazhdojmë punën tonë së bashku, drejt horizonteve të reja”, ka thënë ai.
Faleminderit Kongresmen Engel ????? Thank You Congressman EngelFaleminderit Kongresmen Engel ????? Thank You Congressman Engel
Posted by Meliza Haradinaj-Stublla on Sunday, January 3, 2021
-
Çmohet lart roli dhe kontributi i ish-kongresmenit Engel për Kosovën
-
Konjufca në New York për homazhe në nderim të Engel: Mik i madh i shqiptarëve
-
Vdiq miku i Kosovës, Elliot Engel
-
Kurti: Aleanca me SHBA-në e pazëvendësueshme, Kosova gjithmonë mirënjohëse
-
Haxhiu ministrit të Jashtëm të Shqipërisë: Ju keni qenë zëri ynë kur Kosova nuk kishte zë