Kongresisti amerikan Eliot Engel ka uruar popullin e Kosovës me rastin e 17 Shkurtit - Ditës së Pavarësisë. Engel përmes një postimi në Twitter ka uruar qytetarët e Kosovës duke u dëshiruar të ardhme me paqe dhe prosperitet.
“Urime Dita e Pavarësisë Kosovë. Uroj që e ardhmja juaj të jetë me paqe dhe prosperitet. Kosova 13”, ka shkruar Engel.
Kongresisti amerikan është i njohur si një prej mbështetësve më të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës. Engel ka qenë i pranishëm në seancën solemne të Shpalljes së Pavarësisë më 17 shkurt 2008.
Ai pati peshë të rëndësishme në denoncimin e shkeljes së të drejtave të shqiptarëve nga Serbia i cili do të kulmonte me gjenocid në fund të viteve 90-ta.
Happy Independence Day #Kosovo! May the future bring peace and prosperity. #Kosova13 pic.twitter.com/5A3kjtqrBz
— Eliot Engel (@RepEliotEngel) February 17, 2021
-
Vdiq miku i Kosovës, Elliot Engel
-
Kongresisti Self kërkon nga katër vendet e NATO-s ta njohin Kosovën
-
Çmohet lart roli dhe kontributi i ish-kongresmenit Engel për Kosovën
-
Konjufca në New York për homazhe në nderim të Engel: Mik i madh i shqiptarëve
-
Engel: SHBA-ja duhet ta rimendojë politikën për Kosovën