Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, teksa ka falënderuar Gjermaninë për ndihmën për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë në luftën e fundit në Kosovë, ka thënë se zbardhja e fatit të tyre dhe vendosja e drejtësisë janë parakusht për paqe të qëndrueshme dhe sukses në procesin e dialogut Kosovë – Serbi.
Në një takim me ambasadoren Susanne Schutz, drejtoreshë për Evropën Juglindore, Turqi, OSBE dhe Këshill të Evropës në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Osmani ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e gjithanshme të Gjermanisë për Kosovën.
“Në këtë drejtim, Presidentja Osmani vlerësoi se Gjermania mbetet një prej partnerëve dhe aleatëve më strategjik për vendin tonë. Tutje, Presidentja Osmani theksoi që institucionet e vendit janë të gatshme të angazhohen në hapjen e kapitujve të ri të bashkëpunimit me Gjermaninë dhe fuqizimin e atyre ekzistues”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidencës të premten në mbrëmje.
Ndërkaq, për Schutzin Presidenca ka thënë se ajo ka konfirmuar edhe një herë mbështetjen e Gjermanisë për liberalizim të vizave dhe anëtarësim të Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian.
-
Osmani: Ekziston një parakusht për paqe - drejtësia
-
Osmani: Serbia nuk po tregon gatishmëri për të zhdukurit
-
Osmani insiston për anëtarësimin e Kosovës në BE, ministri gjerman kërkon formim të Qeverisë
-
Osmani pret në takim lamtumirës ambasadorin gjerman Rohde
-
Osmani i kërkon Gjermanisë mbështetje për integrimin e plotë ndërkombëtar të Kosovës