Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, u takua sot në Shkup me homologun e tij maqedonas, Venko Filipche.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se gjatë takimit u bisedua për avancimin e bashkëpunimit në sektorin shëndetësor në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë dhe shkëmbimit të përvojave që të dy vendet të mësojnë nga njëra- tjetra për forcimin e këtij sektori, transmeton Koha.net.
Ismaili, e informoi ministrin maqedonas për reformat nëpër të cilat po kalon Kosova në sektorin shëndetësor. Në këtë drejtim, ai kërkoi edhe forcimin e bashkëpunimit me Ministrinë e Shëndetësisë të Maqedonisë, në mënyrë që këto reforma të jenë edhe më të shpejta.
“Unë jam këtu për të forcuar bashkëpunimin tonë në nivel institucional. Sektori shëndetësor më në fund është prioritet edhe në Kosovë dhe në rrugën tonë drejt reformave kemi nevojë që të kemi sa më shumë partnerë me të cilët mund të bashkëpunojmë dhe shkëmbejmë ekspertizat dhe përvojat tona për ta dërguar këtë sektor të rëndësishëm në nivelin ku i takon”, tha Ismaili.
Nga ana tjetër, Filipche, tha se ky hap i parë është i rëndësishëm për ngritjen e bashkëpunimit në mes të dy vendeve në këtë fushë.
Më tej, Filipche tha se Maqedonia do t’i ketë dyert e hapura që të ofrojë të gjithë përvojën e saj në këtë sektor për palën kosovare.
Edhe
Kodra për gjendjen e shëndetësisë: S’do e bëja dallimin edhe po të ishim pa ministër
“Ne duam të krijojmë një marrëdhënie edhe më të mirë se sa që i kemi pasur së bashku. Ne duhet të përkrahim njëri-tjetrin dhe të përmirësojmë bashkëpunimin tonë. Ky është një fillim shumë i mirë i forcimit të këtij bashkëpunimi, nga i cili do të përfitojnë më së shumti qytetarët tanë”, tha Filipche.
Gjatë këtij takimi, ku të pranishëm ishin edhe drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Fatmir Plakiqi, drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi, kryeinspektorja shëndetësore, Afërdita Baraku, drejtori i SISH-it, Zenel Hisenaj, dhe shefi i kabinetit Ardian Ferizi, të dy palët u dakorduan për nisjen e bashkëpunimit në shkëmbimin e ekspertizave të ndryshme, në bashkëpunimin mes Fondeve të Sigurimeve Shëndetësore, Inspektorateve për kontrollimin e barnave dhe në krijimin e Sistemit Informativ Shëndetësor.
Në vizitën njëditore në Maqedoni, Ismaili vizitoi edhe disa nga spitalet e Qendrës Klinike Universitare të Maqedonisë, për të parë nga afër kushtet dhe mënyrën e punës aty.
-
BE: Kosovës i duhen institucione funksionale për të përshpejtuar reformat dhe rrugën evropiane
-
“Shqipëria në BE, Kosova më e sigurt”, Hoxha flet pas takimit me Konjufcën
-
BE kërkon zbatim më efikas të projekteve të IPA-s në Kosovë
-
Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë: “Kush prek Kosovën, prek Shqipërinë”