Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, njoftoi se ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me Ministrinë e Mbrojtjes të Britanisë së Madhe dhe të Irlandës së Veriut për të realizimin e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake.
Ai ka shkruar në Facebook të enjten se nëpërmjet këtij memorandumi synohen edhe trajnime mbi operacione ndërkombëtare dhe shkëmbim përvojash.
“Me Ministrin e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, z. Leo Docherty nënshkruam sot Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut. Kjo marrëveshje që do të formësojë edhe më tej bashkëpunimin e shkëlqyeshëm bilateral në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy vendeve tona, përfshinë koordinimin për mbështetjen e integrimit të Republikës së Kosovës në NATO, realizimin e ushtrimeve dhe trajnime të përbashkëta, mbështetje dhe trajnime për operacione ndërkombëtare dhe misione ushtarake, si dhe shkëmbim përvojash në fusha të tjera”, ka shkruar ministri Maqedonci.
Ai është shprehur se Kosova është mirënjohëse ndaj Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen e vazhdueshme “në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse”.
-
Maqedonci: Kemi ushtri që ia bën të vështirë çdokujt që synon të na kërcënojë
-
“Automjetet taktike të Mercedesit”, Maqedonci tregon për takimin me drejtorin e kompanisë gjermane
-
Sivjet ushtrimi i përbashkët ushtarak me Kroacinë e Shqipërinë
-
Kosova dhe SHBA-ja diskutojnë për prokurime të reja të pajisjeve ushtarake për FSK-në
-
Maqedonci pret në takim shefin e ushtrisë turke, flasin për sigurinë në Ballkan