Gjatë takimeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore që po mbahet në Bali të Indonezisë, Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti dhe Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë, Murat Çetinkaya kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit.
Qëllimi i këtij Memorandumi të Mirëkuptimit është thellimi i marrëdhënieve dhe forcimi i shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit në fushën e biznesit bankar qendror, duke ndërmarrë iniciativa për rritjen e dialogut të biznesit në nivel ekspertësh dhe shkëmbimin e njohurive, dhe ekspertizës.
Me nënshkrimin e këtij Memorandum Mirëkuptimi, palët bien dakord për të forcuar shkëmbimin e njohurive dhe ekspertizës përmes vizitave nga zyrtarët në nivel pune.
-
BQK nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me BQ-në e Turqisë
-
Turqia do ta mbështesë anëtarësimin e BQK-së në Klubin e Guvernatorëve për vendet e Ballkanit
-
Nënshkruhet marrëveshje për ngritjen e sigurisë në sektorin bankar
-
Banka Qendrore e Kosovës dhe ajo e Turqisë merren vesh për shkëmbim informacionesh
-
FMN-ja dhe Banka Botërore vazhdojnë mbështetjen për Kosovën