Në ditën e tretë të takimeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore që po mbahet në Bali të Indonezisë, delegacioni i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Guvernatori, Fehmi Mehmeti ka marrë pjesë në sesionin plenar të FMN-së dhe BB-së, ku fjalimet kryesore u mbajtën nga presidenti i Indonezisë, Joko Widodo, drejtoresha menaxhuese e FMN-së, Christine Lagarde dhe presidenti i Bankës Botërore, Jim Yong Kim, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Delegacioni i Kosovës ka takuar edhe zëvendëspresidentin e Bankës Botërore, Cyril Muller dhe drejtoreshën e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder.
Gjithashtu, janë zhvilluar takime me Drejtorin e ri të Konstituencës tonë në FMN, Raci Kaya, si dhe me Drejtorin në ardhje të Konstituencës tonë në Bankën Botërore, Guenther Schoenleitner.
Në kuadër të takimeve vjetore në Bali të Indonezisë, delegacioni i BQK-së ka marrë pjesë në takimin hapës të Komitetit Ndërkombëtar Monetar dhe Financiar të FMN-së, si dhe në takimet e ndara të Konstituencës së Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, pjesë e të cilave është edhe Kosova.
Në orët e mbrëmjes, delegacioni kosovar ka marrë pjesë në pritjen solemne të organizuar nga presidenti i Indonezisë.
-
Banka Qendrore e Kosovës dhe ajo e Turqisë merren vesh për shkëmbim informacionesh
-
Guvernatori i BQK-së takon zyrtarë të BB-së e FMN-së në Uashington
-
Përfaqësuesit e BQK-së marrin përkrahjen e FMN-së e BB-së nga vizitat në Washington
-
BB-ja zotohet për mbështetje të mëtutjeshme të BQK-së
-
BQK-ja merr mbështetje nga FMN-ja