Kosova dhe Shqipëria të mërkurën kanë nënshkruar protokollin që përmirëson më tej regjimin e lëvizjes së lirë ndërkufitare për banorët e zonave në të dy anët e kufirit.
Nënshkrimi është vënë në Tiranë nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe homologu i tij nga Shqipëria, Bledi Çuçi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas dy ministrave, ky protokoll është një tjetër hap përpara në procesin e lehtësimit, meqë krahas lirisë së lëvizjes më këmbë shtohet dhe kalimi me automjete për nevoja të jetës së përditshme të këtyre banorëve.
“Jam i bindur që me këtë ne do t’i përafrojmë jo vetëm institucionet, por edhe qytetarët e dy vendeve tona dhe po ashtu jam i bindur, duke ditur edhe bashkëpunimin e deritanishëm, që kjo nuk do të jetë as marrëveshja e fundit, por do të jetë një vazhdimësi e shumë marrëveshjeve të cilat i kemi nënshkruar dhe do të vazhdojmë t’i nënshkruajmë së bashku deri sa të vijë koha që realisht qytetari i dy vendeve të mos ta dijë se ku ndodhet apo ku punon”, deklaroi Sveçla.
Ndërsa ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi, shtoi se do të bëjnë të pamundurën që shtetasit e Kosovës dhe Shqipërisë të qarkullojë lirshëm në të dy anët e kufirit. /EO