Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se Kosova gjithmonë është e interesuar për promovim të plotë të lirisë së lëvizjes së qytetarëve, pa dallim.
Sveçla ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet e udhëtimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSveçla ka thënë se “ligjshmëria e kushtetutshmëria janë premisat mbi të cilat zbatohen marrëveshjet nga procesi i dialogut.
“Ligjshmëria dhe Kushtetutshmëria në vendin tonë janë premisat mbi të cilat do të zbatohen marrëveshjet nga procesi i dialogut. Nga 1 shtatori, shtetasit e Republikës së Kosovës që do të udhëtojnë në Serbi apo përmes Serbisë nuk do të pajisen me dokumentin shtesë në pikat e kalimit kufitar. Ne kemi shprehur vazhdimisht vullnetin tonë që të mos kemi fare këtë lloj dokumenti, as nga ne dhe as nga autoritetet serbe për sa kohë që kjo bazohet në një raport të drejtë mes dy shtetesh. Si Republikë e Kosovës jemi plotësisht të interesuar për promovim të plotë të lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovë, pa dallim. Reciprociteti është vlerë sepse është barazi. Urime të gjithë qytetarëve e na priftë e mbara në angazhimet tjera”, ka shkruar Sveçla në Facebook.