Kryenegociatori i Kosovës me BE-në dhe Koordinator Kombëtar për Instrumentin e Reformave dhe Rritjes, Jeton Zulfaj, ka thënë se pritja që Serbia i ka bërë trupit të të dënuarit për gjenocid Ratko Mlladiq dhe synimi për ta varrosur atë me nderime shtetërore është e gabuar.
Ai në adresimi e tij në seancën e punës të ministrave të Çështjeve Evropiane për zgjerimin e BE-së me vendet kandidate dhe potencialisht kandidate që është mbajtur në Dublin, ka thënë se kjo “do të jetë njollë mbi ndërgjegjen tonë nëse nuk themi asgjë”.
“Sot, mes nesh, ndodhet Ministri i Serbisë për Integrime Evropiane, qeveria e së cilit dje e priti me nderime ushtarake trupin e një personi të dënuar për gjenocid, krimin më të rëndë që njeh njerëzimi, dhe synon që këtë fundjavë ta varrosë atë me nderime shtetërore. Kjo është e gabuar. Dhe, do të jetë njollë mbi ndërgjegjen tonë nëse nuk themi asgjë”, ka theksuar Zulfaj.
Mlladiq vdiq më 27 gusht në moshën 84-vjeçare në burgun e Hagës, ku po vuante dënimin me burgim të përjetshëm për krime lufte në Bosnjë, përfshirë përgjegjësinë për masakrën e Srebrenicës.
Ai njihej ndryshe si “Kasapi i Bosnjës”.
Serbia ka caktuar mbledhje komemorative më 5 shtator, ndërsa varrimi do të bëhet më 7 shtator.
-
Vuçiqi komenton deklaratat e Von der Leyenit dhe Costas për funeralin e kriminelit të luftës Mlladiq
-
Kurti: Mohimi fjalë e pamjaftueshme, Serbia ka kaluar në adhurim shtetëror të gjenocidit
-
Konjufca për glorifikimin e Mlladiqit: Akt turpi i thellë moral dhe politik
-
Palokaj për varrimin e kriminelit Mlladiq me nderime shtetërore: KE-ja s’e pa atë që e pa e gjithë bota
-
Krimineli Mlladiq varroset me nderime shtetërore e ushtarake. BE: S’ishin nderime shtetërore