Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka reaguar për arrestimin e tetë zyrtarëve policorë në Kosovë, nën dyshimet se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, kryer keqtrajtime gjatë ushtrimit të detyrës, ushtrim të ndikimit dhe blerje, posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të substancave narkotike.
Ai ka lavdëruar raportimin e qytetarit që çoi në arrestimin e këtyre zyrtarëve, pas hetimit njëvjeçar.
“Askush s’duhet të jetë mbi ligjin. Sot, falë një qytetari të guximshëm, Inspektorati Policor arrestoi tetë zyrtarë policorë. Kjo erdhi pas një hetimi njëvjeçar në bashkëpunim mes Inspektorati i Policisë, Policia e Kosovës dhe Prokuroria”, ka shkruar ai në Twitter, teksa ka ftuar qytetarët se nëse shohin diçka të tillë të raportojnë shkeljet e policisë, por edhe të gjitha krimet tjera.
(2/2) It’s encouraging to see Kosovo institutions acting on a citizen's report and holding police officers accountable. If you see something, say something! To report police violations: https://t.co/rwthOY4jNS and for all other crimes: https://t.co/yT28ZY8Kho pic.twitter.com/RIjXzmMJ4E
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) March 5, 2021
-
Arrestohen tetë zyrtarë policorë, dyshohen për disa vepra penale
-
Tre zyrtarë policorë mes gjashtë të arrestuarve për keqpërdorim detyre e ryshfet
-
Në nëntor u suspenduan 13 zyrtarë policorë, njëri prej tyre edhe u arrestua
-
Shtatë të arrestuar nën dyshimin për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës
-
Rekomandohet suspendimi i një polici, dyshohet për keqtrajtim gjatë një arrestimi