Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett përmes një postimi në Twitter ka kritikuar Minsitrinë e Drejtësinë për lirimin e një të dënuari me 15 vjet burgim për krime lufte në “Rastin Kukësi”.
Ai ka thënë se duhet të ndalet abuzimi i sistemit të drejtësisë, transmeton Koha.net.
“Ministria e Drejtësisë nënshkroi lirimin e një të dënuari për krime lufte, i dënuar me 15 vjet në rastin e Kukësit, i cili ka vuajtur dënimin më pak se 12 muaj në 3 vitet e fundit. Abuzimi i rregullt nga kriminelët e lidhur me sistemin e pushimit mjekësor dhe dënimet e suspenduara duhet të ndalen”, ka shkruar Kosnett në Twitter.
Artikuj të ngjashëm
-
Kosnetti sqarohet për kritikat që ia bëri Ministrisë së Drejtësisë në rastin “Kukësi”
-
Lirimin e Gecit nga burgu Apeli e arsyeton me gjendjen e tij shëndetësore, reagon Kosnetti
-
Kosnetti reagon për arrestimin e policëve, nxit qytetarët të raportojnë keqpërdorimet
-
Kosnett: Kosova ka nevojë për gjyqësor që nuk i nënshtrohet politikës
-
Ambasadori Kosnett nuk pret trazira nga puna e Speciales