Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosnett: Kosova ka nevojë për gjyqësor që nuk i nënshtrohet politikës

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka kërkuar një gjyqësor të pavarur në Kosovë.

Ai para gjyqtarëve të rinj në Akademinë e Drejtësisë ka thënë se vendi ka nevojë për një gjyqësor që nuk i nënshtrohet presionit politik dhe se është thelbësore për të mbështetur shtetin ligjor.

“Ju, si gjykatës, jeni të pajisur me fuqinë për të zbatuar dhe gjykuar, por kjo duhet të bazohet në prova. Në punën tuaj, ju duhet të lini mënjanë çdo gjë që mund të shpërqendrojë ose heqë nga ndjekja e drejtësisë dhe sigurimi i një sistemi të drejtë për popullin e Kosovës", ka thënë ai.