Komuna e Pejës ka nisur në fshatin Rekë e Allagës të Rugovës realizmin e projektit për asfaltimin e rrugës së gjatë prej më shumë se 2 kilometrash.
Ky projekt në vlerë prej 220 mijë eurosh financohet nga arka komunale. Sipas projektit, asfaltimi i kësaj rruge nis në vendin ku ndahen rrugët për Rekë të Allagës dhe fshatin Llutovë dhe kalon përmes fshatit që çon deri anën tjetër të fshatit, deri tek ura që e quajnë Ura e Pecajve, shkruan sot Koha Ditore.
Përveç zgjerimit të trasesë së rrugës, me projekt është paraparë edhe ndërtimi i 600 metrave mure mbrojtëse në disa vende nga të dyja anët e rrugës, për shkak të rrezikshmërisë nga rrëshqitja e dheut. Me dinamikën e punës është planifikuar që ajo rrugë të përfundojë deri në fund të muajit gusht, nëse nuk shfaqen probleme gjatë realizmit të projektit.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)