Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Asfaltohen dy rrugë të Pogragjës

Fshati Pogragjë i Klinës pas tre muajsh do të bëhet me dy rrugë të reja e të asfaltuara, të cilat do të realizohen nga mjetet e arkës komunale.

Rrugët kanë një gjatësi të përbashkët prej 2.2 kilometrash, ndërsa i tërë projekti do të kushtojë rreth 100 mijë euro. Punimet pritet të përfundojnë brenda afatit optimal prej 100 ditësh, shkruan sot “Koha Ditore”.

Me rastin e nisjes së punimeve për asfaltimin e rrugëve, kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, ka thënë se me këtë investim po përmbyllet një periudhë shumë e vështirë e banorëve të këtij fshati dhe ballafaqimeve me problemet e deritashme.

“Me asfaltimin e këtyre rrugëve për banorët e këtij fshati do të krijohen kushte të mira për qarkullim”, ka theksuar Elezaj.

Artikuj të ngjashëm