Banorët e fshatit Elezaj, Stagovë dhe Kaçanik i Vjetër kanë përfituar asfaltimin e disa rrugëve dhe rrugicave nga buxheti vetjak i Komunës dhe me mbështetje të Ministrisë së Infrastrukturës në vlerë prej rreth 100 mijë eurosh.
Komunarët kanë deklaruar se përveç këtyre projekteve në shumicën e fshatrave po realizohen projekte të ndryshme, shkruan sot Koha Ditore.
Kryetari i kësaj komune Besim Ilazi, në mbledhjen e fundit me drejtorët e sektorëve të ndryshëm ka njoftuar për dhjetëra projekte të cilat po realizohen në terren. \A.A.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Artikuj të ngjashëm