Ministria e Infrastrukturës e ka mbështetur komunën e Kaçanikut edhe me 705 mijë euro të tjera për asfaltim të disa rrugëve.
Kjo është bërë e ditur pas nënshkrimit të një marrëveshje ndërmjet kryetarit të kësaj komune, Besim Ilazi dhe ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj, të martën, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“Të mirat për qytetarët tanë janë pjesë e punës dhe angazhimeve tona të përditshme. Edhe pesë projekte të reja kapitale do të realizohen në Komunën e Kaçanikut falë përkrahjes së Ministrisë së Infrastrukturës e cila ndau 705.000 euro për realizimin e pesë projekteve në Kaçanik. Asfaltimi i rrugës Çamëria- Bajnicë- Rakaj, asfaltimi i rrugës Triumf Riza- Stagovë, zgjerimi i rrugës Avdurrahim Shehu, asfaltimi i rrugës lokale Kaçanik, si dhe projekti ndërtimi i rrugës Idriz Seferi”, ka thënë Ilazi.
-
Qeveria ia dedikon Kaçanikut 4 milionë euro për projektet kapitale
-
Tri fshatra të Kaçanikut përfitojnë asfaltim rrugësh
-
Rreth 430 mijë euro për projekte rrugore të Kaçanikut
-
Prej pesë vjetësh zvarritet projekti i rrugës “Idriz Seferi” në qendër të Kaçanikut
-
Ministri i LDK-së, projektet për komunat e LDK-së