Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rreth 430 mijë euro për projekte rrugore të Kaçanikut

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, të martën priti në takim kryetarin e Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, me ç’rast nënshkruan memorandumet dhe ankeset që kapin vlerën e 429,180 euro.

Në kuadër të këtyre marrëveshjeve do të realizohen 3 projekte rrugore.

Asfaltimi i rrugëve lokale në qytetin e Kaçanikut, në vlerë prej 151,741 euro, asfaltimi i rrugëve Lushi, Gërlicë, Gabrricë, Trupaj, Rezhancë-Dullovi të Kacanikut, në vlerë prej 214,355 euro dhe asfaltimi i rrugës që lidh fshatin Nikë me magjistralen N2, në vlerë prej 63,084 euro.

Zëvendësministri dhe kryetari biseduan edhe për rrjedhën e realizimit të projekteve aktuale në Kaçanik.