Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të mërkurën ka nisur takimet për qeverinë e re. Përveç me kryetaren e Partisë së Re Demokratike, Emilija Rexhepi, e kryetarin e Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, ai takoi më vonë edhe kryetari i partisë Iniciativa e Re Demokratike, Elbert Krasniqi.
Në orët e mbrëmjes të së mërkurë, Zyra e Kryeministrit ka njoftuar për takimin e fundit me Krasniqit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ky takim ishte pjesë e konsultimeve të cilat po zhvillohen nga kryeministri me partitë politike të pakicave. Prezent në takim ishte dhe deputeti e anëtari i partisë IRDK, Fridon Lala”, thuhet në njoftim.
Elbert Krasniqi është ministër në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal.
Sipas njoftimit, Krasniqi i ka dhënë mbështetje Kurtit edhe për një mandat të ri.
Kurti është kritikuar për zhvillimin e diskutimeve në hapësirat e Kryeministrisë dhe jo të partisë që përfaqëson apo në ndonjë vend neutral.