Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Konkursi për drejtorët e arsimit në Prizren përplas partnerët e koalicionit

Për të dytën herë brenda vitit është përsëritur konkursi për përzgjedhjen e drejtorëve në shkollat fillore dhe të mesme në Komunën e Prizrenit.

Por, sipas LDK-së, sërish janë zgjedhur personat e njëjtë, që sipas këtij subjekti, janë të zgjedhurit e Nismës, parti kjo e cila udhëheq me drejtorinë komunale të arsimit në këtë qytet.

LDK-ja thotë se ka shkëputur marrëdhëniet me këtë drejtori, derisa ka dhënë sinjal për prishje të koalicionit në tërësi.

Megjithatë, drejtori i Arsimit, Skënder Susuri, thotë se konkursi ka shkuar në bazë të procedurave dhe nuk ka pasur shkelje të ligjit.

Shoqëria civile, në anën tjetër, konsideron se kryetari nuk arriti të përmbushë premtimin e tij për depolitizim të arsimit.

33 kandidatët e përzgjedhur në këtë konkurs ende nuk kanë nisur punën, pasi janë në pritje të nënshkrimit të kontratave nga kryetari Mytaher Haskuka dhe të afatit 30 ditësh, ku kandidatët që s’janë përzgjedhur kanë të drejtë për ankesë.