Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka bërë të ditur se fillimi i këtij viti shkollor është përcjellë me parregullsi në procesin e konkursit për personelin mësimor. Ai ka njoftuar se ka anuluar vendimet e Drejtorisë së Arsimit për komisionet përzgjedhëse dhe njëherësh ka shtuar se vendimet e këtyre komisioneve për përzgjedhjen e personelit arsimor janë jovalide.
Nga drejtorët e shkollave ka kërkuar që sfidat me mungesën e mësimdhënësve të caktuar t’i menaxhojnë me kapacitetet e brendshme. Në anën tjetër, opozitarët kanë theksuar se viti i ri shkollor po e gjen Komunën e Prizrenit pa drejtor të Arsimit, si dhe me mungesë të mësimdhënësve e probleme të tjera, shkruan sot Koha Ditore.
Ditë më parë, kreu i Komunës për shkak të parregullsive në konkurse ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Arsimit, Gani Gërmizaj. Pas këtij veprimi, dega e Nismës Socialdemokrate ka njoftuar largimin nga koalicioni qeverisës komunal. Drejtuesi i ri i DKA-së ende nuk është emëruar...(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Shkollat në pritje të katalogut nga MASHTI, paralajmërohen pasoja nëse vonohet
-
Hamza: Mësuesit meritojnë paga më të larta, dinjitet dhe vlerësim të merituar
-
Ministria për rastin e drejtorit të dyshuar për ngacmim seksual: Të trajtohet me prioritet
-
Pezullohet drejtori i një shkolle në Gjakovë pas dyshimeve për ngacmim seksual ndaj një të miture
-
Rama shkarkon edhe një drejtor