Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PDK-ja në Prizren akuzon Haskukën për politizim të fushës së arsimit

Dega e PDK-së e Prizrenit, të martën, ka vlerësuar se procesi i përzgjedhjes së drejtorëve të shkollave të kësaj komune përbën dështimin e radhës së Qeverisë lokale dhe shkel premtimet e dhëna për depolitizimin e arsimit.

Kjo parti opozitare ka njoftuar opinionin se nga e marta do të nisë mbledhjen e nënshkrimeve për ta thirrur një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës, për ta debatuar këtë temë, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Dega e PDK-së reagon ndaj zhvillimeve të fundit në arsim në Komunën e Prizrenit, lidhur me konkursin e ripërsëritur të Drejtorisë Komunale të Arsimit për drejtorë e zv.drejtorë shkollash, si pasojë e pazareve politike të përcjella që nga fushata parazgjedhore.

Ky veprim është edhe një dështim i radhës i Qeverisë pa identitet, Haskuka, i cili që nga ardhja në krye të Prizrenit nuk ka realizuar asnjë premtim të tij”, thuhet në reagim. Aty theksohet se ky proces është fyes për komunitetin shkollor.

Ndërkohë, Ilir Baldedaj nga AAK-ja opozitare pati vlerësuar se nëse komentohet me logjikën e sportit zgjedhja e drejtorëve të shkollave “atëherë lirisht mund të themi se Nisma është kampion absolut në zgjedhjen e drejtorëve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)