Arbëri

Konkluzionet e tryezës së diskutimit të thirrur nga LAA

Koalicioni LAA, në emër të shefit dhe deputetëve të Grupit Parlamentar-LAA, Avdullah Hoti, ka prezantuar konkluzionet e arritura në Tryezën e diskutimit me parti politike dhe ekspertë lidhur me bllokadën e krijuar në krijimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet.

Përmes një komunikate për media, GP i LAA-së, thotë se janë arritur 6 konkluzione, e njëra ndër to është se koalicioni i PDK-së, PAN, “ka bllokuar konstituimin e Kuvendit, për shkak të mos shfrytëzimit të së drejtës ekskluzive për ta kandiduar kandidatin për Kryetar të Kuvendit”, raporton Koha.net.

Konkluzioni i dytë është se, edhe përkundër dilemave të interpretimi të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, respektimi i këtij vendimi është i pa alternativë.

themelimi i institucioneve ka pasoja në të gjitha sferat ekonomike dhe shoqërore në vend. Pasojat ekonomike: a) Humbja e 15 mil euro nga FMN-ja, b) Rrezikojnë të humben 75 mil euro nga IPA - Fonde të BE, c) Mungesa e rishikimit të buxhetit pengesa serioze në zbatimin e projekteve, d) Rishikimin e legjislacionit në fushën ekonomike, e) Mungesa e mjeteve për pensionet e veteranëve dhe f) Mungesa e stabilitetit politike mesazh i keq për investitorët potencialë”, shkruan në komunikatën e LAA-së.

Konkluzioni i katërt i arritur në këtë Tryezë, sipas LAA-së, është analizimi i mundësive procedurale për referim në Gjykatën Kushtetuese për sqarime shtesë nëse mos ushtrimi i një të drejte konsumohet apo jo.

I pesti konkluzion është nevoja “imperative për ndryshimet kushtetuese dhe zgjedhore me qëllim të shmangies së krizave të tilla në të ardhmen”, dhe i gjashti “Të bëhet presion i shtuar publik në koordinim me shoqërinë civile”.