Koalicioni LDK-AKR dhe Alternativa nuk do të marrë më pjesë në seancën konstitutive të Kuvendit, pa u qartësuar se si do të bëhet formimi i institucioneve të reja, raporton KTV.
Këtë qëndrim e shprehu shefi i Grupit Parlamentar të LAA-së, Avdullah Hoti, i cili tha se shtyrja pa afat e seancës nga PAN-i, po bën që vendi të hyjë në krizë të thellë institucionale.
Sipas Hotit, qytetarët e kanë kuptuar se dy individë po monopolizojnë institucionet, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj.
Hoti shpalosi akuza edhe ndaj PDK-së dhe Vetëvendosjes.
Sa i përket një bashkëpunimi të mundshëm të LDK-së me Vetëvendosjen, Hoti tha se nuk do të mund të bashkëpunojnë me këtë parti, pa i qartësuar 70 dosjet e dorëzuara në Prokurori.