I nominuari i LAA-së për kryeministër, shefi i Grupit Parlamentar, ka thënë se ata nuk do të marrin pjesë në vazhdimet e ardhshme të seancave konstitutive.
Ai ka akuzuar PAN-in se me pazare të ultë politike, duke tentu të bëjnë shantazhe dhe presione të ulëta politike, kanë provuar t’i bëjnë numrat. Por ka thënë se sot kanë ra në ujë të gjitha, raporton KTV, përcjell Koha.net.
“Por për ta kjo nuk është e rëndësishme, e rëndësishme është që ta arrijnë aty ku e kanë qëllimin. Me shtyrjen e seancës së sotme vendi po futet në një krizë të thellë politike. Nenuk marrim më pjesë në vazhdimet e kësaj seance”, ka thënë Hoti.
Në seancen e sotme është dashtë të jepet propozimi, por PAN-i kërkoi shtyrje të seancës
“U bënë dy muaj që po shtyhet seanca. Pasojat ekonomike do të jenë afatgjata. Qytetarët e kanë të qartë që PAN dhe partnerët e saj janë duke monopolizu zgjedhjen e institucioneve. Veseli e Haradinaj po bëjnë shantazh, presion. Me shtyrjen e sotme vendi po hyn në krizë institucionale. Ne nuk marrim pjesë më në seanca pa u arritë një zgjidhje”, ka thënë Hoti.
-
Pse LAA nuk do të marrë pjesë në seancat konstitutive
-
PAN-i merr pjesë në takimin konsultativ - LAA do t’i drejtohet Kushtetueses nëse ata s’shkojnë në seancë
-
Hoti: S’jemi ftuar nga Thaçi për të caktuar datën e zgjedhjeve, do kërkojmë seancë për shpërbërje të Kuvendit
-
Hoti bën thirrje për ndaljen e PAN-it që ka unitet vetëm për pushtet
-
Hoti: Ditë fatkeqe për Kosovën, vazhdojnë pazaret e ulëta në PANA