Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i ka uruar Talat Xhaferit marrjen e pozitës së kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.
Përmes një postimi në Facebook, Konjufca ka thënë se kjo është arritje e rëndësishme për të gjithë shqiptarët.
“Deri dje ai udhëhoqi shkëlqyeshëm Kuvendin e këtij vendi mik. Kryeministri shqiptar, sado me kompetenca dhe kohë të limituar, thyen një barrierë të perceptimit për këdo. Urojmë që kjo përgjegjësi e re t'iu shërbejë të gjithë qytetarëve pa dallim”, ka shkruar ai.
Konjufca ka thënë se bërja e Xhaferit kryeministër deri në realizimin e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut vjen si mundësi që pjesëmarrja dhe integrimi i plotë i shqiptarëve të vlerësohet si synim i pashmangshëm, aq sa edhe përparimtar, prej të cilit përfiton më së miri vetë Maqedonia e Veriut.
“Urime z. Xhaferi dhe suksese në detyrën tuaj, duke shpresuar dhe besuar se kjo do t’i hapë rrugën ndryshimeve të përparimit të vazhdueshëm politik”, ka shkruar ai.
-
Konjufca: Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE të marrë vëmendjen e merituar
-
“Shqipëria në BE, Kosova më e sigurt”, Hoxha flet pas takimit me Konjufcën
-
Haxhiu: Të njihet përparimi i Kosovës, duke ia dhënë statusin e vendit kandidat
-
Kurti shpall fitoren, thotë se është i gatshëm për bashkëpunim me partitë e tjera
-
Konjufca: Urime Qeveria “Kurti 4”