Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar Talat Xhaferin për marrjen e postit të kryeministrit së Maqedonisë së Veriut, duke thënë se ky është moment historik për komunitetin shqiptar.
Ajo ka shkruar të dielën në rrjetin social X se kjo do të kontribuojë në shtetësinë e vendit “dhe në rrugëtimin drejt integrimit euroatlantik”.
Kush është Talat Xhaferi, kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut
“I uroj suksese qeverisë dhe të gjitha institucioneve të Maqedonisë së Veriut”, ka thënë Osmani.
Xhaferin e ka uruar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe liderë të partive.
Artikuj të ngjashëm
-
Opozita në Kosovë uron Talat Xhaferin
-
Talat Xhaferi merr sot detyrën e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut
-
Xhaferi bëhet kryeministri i parë shqiptar i një qeverie në Maqedoninë e Veriut
-
Konjufca uron Xhaferin: Arritje e rëndësishme për të gjithë shqiptarët
-
Xhaferi: Sot përmbushet ëndrra për kryeministër të parë shqiptar