Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka udhëtuar sot për në Bruksel, për të marrë pjesë në Samitin e kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Parlamentit Evropian.
Samiti mbahet nesër, më 28 janar, nën patronatin e presidentit të Parlamentit Evropian, David Maria Sassoli.
Sipas njoftimit për media, në Samit do të diskutohet lidhur me perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, përkatësisht përforcimin e dimensionit parlamentar në procesin e zgjerimit.
Gjatë qëndrimit në Bruksel, njoftohet se Konjufca do të zhvillojë edhe takime të tjera me zyrtarë të lartë Parlamentit Evropian dhe homologë nga rajoni.
Artikuj të ngjashëm
-
Konjufca në Bruksel për Samitin e Dytë të Parlamentit Evropian
-
Kryetarët e parlamenteve nga Ballkani po diskutojnë agjendën evropiane në Bruksel
-
Konjufca diskuton me delegacionin çek për sigurinë e Kosovës dhe rajonit
-
Konjufca dhe delegacioni belg në NATO flasin për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon
-
Konjufca vizitë zyrtare në Gjermani, pritet të ketë takime në Bundestag