Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim ambasadorin e Hungarisë, Jozsef Bencze.
Gjatë takimit, sipas njoftimit, të dy palët kanë shfaqur shpresën se krijimi i institucioneve do të përmbyllet suksesshëm me zgjedhjen e çështjes së presidentit.
“Kryetari Konjufca ka falënderuar Hungarinë për ndihmën që ia ka dhënë Kosovës në faza të ndryshme, duke përmendur kontributin e saj edhe para vitit 1999, njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe vazhdimin e mbështetjes së mëtejme. Në takim është diskutuar për situatën e gjithmbarshme politike në vend, me theks të posaçëm në menaxhimin e pandemisë’, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, të dy kanë shfaqur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe shkëmbimin e praktikave ndërmjet të të dy shteteve.
-
Konjufca e ambasadori austriak dakordohen për thellim të bashkëpunimit
-
Ambasadori hungarez: Mbështesim aspiratat euroatlantike të Kosovës
-
Konjufca takohet me presidentin e Shqipërisë, diskutojnë për thellim të bashkëpunimit
-
Konjufca: Presim nga Sllovenia ta përkrahë Kosovën në liberalizimin e vizave
-
Szunyog takoi Konjufcën, ia shpreh gatishmërinë e BE-së për sigurimin e vaksinës anti-COVID