Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadoren e Sllovenisë në Prishtinë, Minca Benedejçiq.
Sipas njoftimit për media, ambasadorja Benedejçiq ka konfirmuar angazhimin e vendit të saj në fuqizimin e mëtutjeshëm të raporteve në mes të dy shteteve, si dhe vazhdimin e përkrahjes së Kosovës në fusha të ndryshme, me fokus të veçantë në procesin e integrimit euro-atlantik.
Në anën tjetër Konjufca e ka njoftuar atë lidhur me angazhimet e Kuvendit për miratimin e ligjeve dhe harmonizimin e tyre me ato të BE-së.
Duke çmuar lart bashkëpunimin e deritashëm në mes të dy vendeve dhe duke shprehur gatishmërinë e thellimit të këtij bashkëpunimi, Konjufca ka theksuar se pret nga Sllovenia, shtet i cili aktualisht kryeson Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian, që të përkrahë Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave dhe ta ndihmojë në rrugën integruese për në BE.
-
Konjufca: Lituania mund të kontribuojë në subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës
-
Konjufca e ambasadori austriak dakordohen për thellim të bashkëpunimit
-
Konjufca kërkon nga Austria ta vazhdojë mbështetjen për liberalizimin e vizave
-
Konjufca dhe Levits flasin për integrimin euroatlantik të Kosovës
-
Konjufca takohet me Kostilnikun, shpreh shpresën që në një të ardhme të afërt Sllovakia do ta njohë Kosovën