Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është takuar me shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në Kosovë, Rastislav Kostilnik.
Në takim Konjufca duke folur për mundësitë e bashkëpunimit, ka shfaqur shpresën se në një të ardhme të afërt zgjerimi i marrëdhënieve bilaterale do të kulmojë edhe me njohje të Kosovës nga Sllovakia.
Në takim u diskutua edhe për zhvillimet aktuale politike, situatën me pandeminë, si dhe masat e ndërmarra për sigurimin e vaksinave kundër Covid-19.
Artikuj të ngjashëm
-
Konjufca: Presim nga Sllovenia ta përkrahë Kosovën në liberalizimin e vizave
-
Szunyog takoi Konjufcën, ia shpreh gatishmërinë e BE-së për sigurimin e vaksinës anti-COVID
-
Konjufca falënderon Hovenierin për punën e tij në rritjen e bashkëpunimit SHBA-Kosovë
-
Zupançiq: Çështjet të zgjidhen përmes dialogut që të mos shohim situata si në Ukrainë
-
Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë sot në Kosovë, takon Osmanin e Konjufcën