Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë, Urska Klakocar Zupançiq, ka thënë se vizita e sotme e saj në Kosovë kontribuon në forcimin e mëtutjeshëm mes dy kuvendeve. Ajo ka shtuar se Sllovenia vazhdon ta mbështesë rrugëtimin euroatlantik të Kosovës.
“Dua të theksoj rëndësinë e diplomacisë parlamentare. Kjo vizitë kontribuon në forcimin e mëtutjeshëm mes dy kuvendeve. Kuvendi është i gatshëm që të ndajë eksperiencat e mira dhe me përmbushjen e kritereve për anëtarësim. Sllovenia ka qenë shumë e shpejt në njohjen e pavarësisë së Kosovës ne e mbështesim rrugëtimet e juaj euroatlantik. Është mirë që vendet e treta të njohin të dyja shtetet se kështu ato janë në të njëjtin nivel. Është mirë që vendet e treta që nuk e njohin Kosovën ta bëjnë këtë”, ka thënë ajo.
Zupançiqi ka folur edhe për veprimet e njëanshme të Serbisë, për të cilat ka thënë se nuk shihen mirë në sytë e komunitetit ndërkombëtar.
Ajo ka shtuar se problemet mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidhen përmes dialogut në mënyrë që situata mos të çojë në luftë sikurse në Ukrainë.
“Nëse nuk i zgjidhim gjërat përmes dialogut, atëherë shohim gjëra të këqija si në Ukrainë, sepse nuk i kushtojmë rëndësi situatave që çojnë te lufta. Unë dua që të shoh që autoritetet e Serbisë të tregojnë ndryshim, t'i ndryshojnë këndvështrimet e tyre dhe të jenë më të hapur”, ka thënë ajo.
Konjufca: S’ka paqe në rajon pa u dënuar kryerësit e sulmit në Banjskë
Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca ka thënë se gjatë takimit me homologen e tij sllovene, Urska...-
Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë sot në Kosovë, takon Osmanin e Konjufcën
-
Konjufca-Sorensenit: Dialogu me Serbinë duhet të përfundojë me njohje reciproke
-
Orav: Lufta në Ukrainë dha moment të ri të zgjerimit të BE-së, mundësi për Kosovën e për Serbinë
-
Konjufca: Kosova po diskriminohet nga ndërkombëtarët, Serbia po trajtohet ndryshe
-
Lajçak: Vuçiq u ankua për gjendjen e serbëve në Kosovë, zgjidhja në dialog