Përpjekje gjithëpërfshirëse për luftimin e dezinformimit u kërkua të mërkurën në konferencën “Demokracitë rezistente në epokën e informacionit”.
Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, tha se dezinformatat për Kosovën vijnë më shumë nga Rusia dhe Serbia.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Për Kosovën, kjo nuk është brengë e largët. Vazhdojmë të ballafaqohemi me fushata dezinformimi që vijnë kryesisht nga Rusia dhe Serbia, të cilat përpiqen ta cenojnë shtetësinë tonë, ta keqpërfaqësojnë realitetin tonë edhe perceptimin vendor e ndërkombëtar. Këto sfida janë pjesë e një vazhdimësie më të gjerë që afekton reziliencën e demokracive në gjithë rajonin tonë. Në reagim ndaj kësaj, asnjë institucion i vetëm nuk mund të ofrojë përgjigje të plotë. Ndërtimi i reziliencës kërkon një përpjekje gjithëpërfshirëse e të mbështetur që bën bashkë institucionet publike, mediat e pavarura, shoqërinë civile dhe qytetarët. Në këtë drejtim, përvoja e vendeve nordike ofron udhëzime të rëndësishme në gjithë rajonin”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se rezilienca përforcohet me edukim, transparencë, llogaridhënie, me një theks të madh mbi edukimin medial dhe pastaj vetëdijen shoqërore.
Sipas Konjufcës Kosova është e përkushtuar që të avancojë në këtë drejtim.
“Po punojmë për të përforcuar komunikimin tonë institucional, të përmirësojmë bashkërendimin dhe të mbështesim një mjedis ku informacioni i saktë dhe gazetaria e përgjegjshme mund të lulëzojnë, mund të zhvillohen tutje. Njëkohësisht, e kuptojmë që rezilienca afatgjatë varet nga një shoqëri që është e angazhuar në mënyrë kritike dhe e kuptoj që kjo konferencë do të kontribuojë në mënyrë kuptimplote”, tha Konjufca.