Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kongresisti Self në Maqedoninë e Veriut: Të zbatohet Marrëveshja e Ohrit e të ruhen të drejtat e shqiptarëve

Keith Slef

Kongresisti amerikan Keith Self gjatë vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut ka ritheksuar rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit, respektimit të të drejtave demokratike dhe zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit si garanci për bashkëjetesë dhe paqe afatgjatë në vend dhe rajon.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas një njoftimi nga organizata “Albanians Fot America” Self gjatë vizitës ka zhvilluar takime të ndara me përfaqësues të Lëvizjes Studentore shqiptare dhe me liderë të opozitës shqiptare nga Maqedonia e Veriut, ku është diskutuar për zhvillimet politike në vend, pozitën e shqiptarëve dhe nevojën për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit.

Në takim me kongresistin Self, sipas njoftimit përfaqësuesit e Lëvizjes Studentore shqiptare Mevlan Ademi, Besar Sejdiu dhe Jon Selimi, kanë paraqitur shqetësimet e tyre lidhur me moszbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe tendencat që, sipas tyre, cenojnë të drejtat e fituara të shqiptarëve.

Përfaqësuesit studentorë thuhet se kanë theksuar rëndësinë e mbrojtjes së gjuhës shqipe, respektimit të barazisë kushtetuese dhe ruajtjes së frymës së bashkëjetesës e të përfaqësimit të garantuar me Marrëveshjen e Ohrit.

Kongresisti Self thuhet se ka zhvilluar takim edhe me liderët e opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ku thuhet se kanë marrë pjesë kryetari i Bashkimit demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti dhe kryetari i Lidhjes Shqiptare Zijadin Sela.

“Gjatë diskutimeve u trajtuan zhvillimet aktuale politike, sfidat me të cilat përballen shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe rëndësia e respektimit të marrëveshjeve dhe standardeve që garantojnë barazi, përfaqësim dhe stabilitet ndëretnik. Kongresisti amerikan Keith Self ritheksoi rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit, respektimit të të drejtave demokratike dhe zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit si garanci për bashkëjetesë dhe paqe afatgjatë në vend dhe rajon”, thuhet në njoftim.

Gjatë muajit maj studentët shqiptarë në Shkup kanë organizuar disa protesta me të cilat kanë kërkuar që Provimi i Jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe.

Përdorimi i gjuhës shqipe dhe aspekte të tjera, si përdorimi i simboleve kombëtare, përfaqësimi në Parlament dhe në institucione tjera, patën nxitur konflikt të armatosur më 2001, mes shqiptarëve dhe maqedonasve, i cili përfundoi me Marrëveshjen e Ohrit.

Me këtë Marrëveshje, Kushtetuta u ndryshua përmes 15 amendamenteve, të cilat rregulluan edhe përdorimin e gjuhëve të tjera në vend, përveç asaj maqedonase.

U vendos që gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut janë gjuha maqedonase dhe gjuhët e tjera që fliten nga mbi 20 për qind e qytetarëve të vendit.

Kështu, shqiptarëve dhe komuniteteve tjera iu dha mundësia e integrimit në shoqëri.

Sipas regjistrimit të popullsisë më 2022, Maqedonia e Veriut i ka rreth 2 milionë banorë, nga të cilët 54 për qind janë maqedonas, 29 për qind shqiptarë, ndërsa pjesa tjetër janë pjesëtarë të komuniteteve më të vogla.

Kongresistit Self para Shkupit ka vizituar edhe Luginën e Preshevës dhe Kosovën.