---
description: Kongresisti amerikan Keith Self gjatë vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut ka ritheksuar rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit, respektimit të të drejtave demok
title: "Kongresisti Self në Maqedoninë e Veriut: Të zbatohet Marrëveshja e Ohrit e të ruhen të drejtat e shqiptarëve"
image: https://resources.koha.net/images/2026/May/27/4187ab92-4068-407d-9711-dc755ac53e78.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Kongresisti Self në Maqedoninë e Veriut: Të zbatohet Marrëveshja e Ohrit e të ruhen të drejtat e shqiptarëve

![Keith Slef](https://resources.koha.net/images/2026/May/27/4187ab92-4068-407d-9711-dc755ac53e78.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 27 maj 2026 21:50
- Shpërndaje në:

- 27 maj 2026 21:50
- Shpërndaje në:

Kongresisti amerikan Keith Self gjatë vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut ka ritheksuar rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit, respektimit të të drejtave demokratike dhe zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit si garanci për bashkëjetesë dhe paqe afatgjatë në vend dhe rajon.

Sipas një njoftimi nga organizata “Albanians Fot America” Self gjatë vizitës ka zhvilluar takime të ndara me përfaqësues të Lëvizjes Studentore shqiptare dhe me liderë të opozitës shqiptare nga Maqedonia e Veriut, ku është diskutuar për zhvillimet politike në vend, pozitën e shqiptarëve dhe nevojën për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit.

Në takim me kongresistin Self, sipas njoftimit përfaqësuesit e Lëvizjes Studentore shqiptare Mevlan Ademi, Besar Sejdiu dhe Jon Selimi, kanë paraqitur shqetësimet e tyre lidhur me moszbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe tendencat që, sipas tyre, cenojnë të drejtat e fituara të shqiptarëve.

Përfaqësuesit studentorë thuhet se kanë theksuar rëndësinë e mbrojtjes së gjuhës shqipe, respektimit të barazisë kushtetuese dhe ruajtjes së frymës së bashkëjetesës e të përfaqësimit të garantuar me Marrëveshjen e Ohrit.

Kongresisti Self thuhet se ka zhvilluar takim edhe me liderët e opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ku thuhet se kanë marrë pjesë kryetari i Bashkimit demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti dhe kryetari i Lidhjes Shqiptare Zijadin Sela.

[Edhe ![Ahmeti: Mu vendos në tavolinë ndarja e Maqedonisë, por nuk ishte zgjidhje e mirë](https://resources.koha.net/images/2026/April/14/a015aa77-1431-4dfc-a3e7-9ac0a48cdaf4.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 14 pri 2026 Ahmeti: Mu vendos në tavolinë ndarja e Maqedonisë, por nuk ishte zgjidhje e mirë](https://www.koha.net/arberi/ahmeti-mu-vendos-ne-tavoline-ndarja-e-maqedonise-por-nuk-ishte-zgjidhje-e-mire)

“Gjatë diskutimeve u trajtuan zhvillimet aktuale politike, sfidat me të cilat përballen shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe rëndësia e respektimit të marrëveshjeve dhe standardeve që garantojnë barazi, përfaqësim dhe stabilitet ndëretnik. Kongresisti amerikan Keith Self ritheksoi rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit, respektimit të të drejtave demokratike dhe zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit si garanci për bashkëjetesë dhe paqe afatgjatë në vend dhe rajon”, thuhet në njoftim.

Gjatë muajit maj studentët shqiptarë në Shkup kanë organizuar disa protesta me të cilat kanë kërkuar që Provimi i Jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe.

Përdorimi i gjuhës shqipe dhe aspekte të tjera, si përdorimi i simboleve kombëtare, përfaqësimi në Parlament dhe në institucione tjera, patën nxitur konflikt të armatosur më 2001, mes shqiptarëve dhe maqedonasve, i cili përfundoi me Marrëveshjen e Ohrit.

Me këtë Marrëveshje, Kushtetuta u ndryshua përmes 15 amendamenteve, të cilat rregulluan edhe përdorimin e gjuhëve të tjera në vend, përveç asaj maqedonase.

U vendos që gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut janë gjuha maqedonase dhe gjuhët e tjera që fliten nga mbi 20 për qind e qytetarëve të vendit.

Kështu, shqiptarëve dhe komuniteteve tjera iu dha mundësia e integrimit në shoqëri.

[Edhe ![OVL-UÇK përkrah protestën në Shkup: Mbrojtje e një të drejte të panegociueshme](https://resources.koha.net/images/2026/April/06/48e13fce-8030-4a95-9f8d-d1882f1e3ac1.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 6 pri 2026 OVL-UÇK përkrah protestën në Shkup: Mbrojtje e një të drejte të panegociueshme](https://www.koha.net/arberi/ovl-uck-perkrah-protesten-ne-shkup-mbrojtje-e-nje-te-drejte-te-panegociueshme)

Sipas regjistrimit të popullsisë më 2022, Maqedonia e Veriut i ka rreth 2 milionë banorë, nga të cilët 54 për qind janë maqedonas, 29 për qind shqiptarë, ndërsa pjesa tjetër janë pjesëtarë të komuniteteve më të vogla.

Kongresistit Self para Shkupit ka vizituar edhe Luginën e Preshevës dhe Kosovën.

[#Keith Self](https://www.koha.net/tag/keith-self) [#marreveshja e ohrit](https://www.koha.net/tag/marreveshja-e-ohrit) [#MAQEDONIA E VERIUT](https://www.koha.net/tag/maqedonia-e-veriut) [#shqiptarët](https://www.koha.net/tag/shqiptaret)

Artikuj të ngjashëm

- [![Hoxha për protestën e studentëve në Shkup: Çështje që kërkon trajtim të përgjegjshëm](https://resources.koha.net/images/2026/April/06/d56f4f17-743a-41b1-946a-61209b726d41.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 6 pri 2026 Hoxha për protestën e studentëve në Shkup: Çështje që kërkon trajtim të përgjegjshëm](https://www.koha.net/arberi/hoxha-per-protesten-e-studenteve-ne-shkup-ceshtje-qe-kerkon-trajtim-te-pergjegjshem)
- [![Gjuha shqipe ende s’e ka statusin e garantuar me Marrëveshjen e Ohrit](https://resources.koha.net/images/2025/August/13/540452aa-6ded-40fe-8589-b09e390ef580.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 13 gus 2025 Gjuha shqipe ende s’e ka statusin e garantuar me Marrëveshjen e Ohrit](https://www.koha.net/arberi/gjuha-shqipe-ende-se-ka-statusin-e-garantuar-me-marreveshjen-e-ohrit)
- [![Self: Tërheqja e trupave amerikane nga KFOR-i do të rrezikonte paqen në Kosovë](https://resources.koha.net/images/2026/September/15/e91c68ad-b358-49d6-92f0-b8c4d1ed296f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 15 sht 2026 Self: Tërheqja e trupave amerikane nga KFOR-i do të rrezikonte paqen në Kosovë](https://www.koha.net/arberi/self-terheqja-e-trupave-amerikane-nga-kfor-i-do-te-rrezikonte-paqen-ne-kosove)

[Botë.]() [Të paktën 139 të vdekur, mes tyre fëmijë, pasi një varkë u përmbys pranë Xhibutit](https://www.koha.net/bote/te-pakten-139-te-vdekur-mes-tyre-femije-pasi-nje-varke-u-permbys-prane-xhibutit)

[Arbëri.]() [Andin Hoti - Daçiqit: Eja në Prizren, të presin burgjet e Kosovës](https://www.koha.net/arberi/andin-hoti-daciqit-eja-ne-prizren-te-presin-burgjet-e-kosoves)

[Kronikë.]() [Pas dy ngjarjeve tragjike, Hyseni thërret mbledhje urgjente të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi](https://www.koha.net/kronike/pas-dy-ngjarjeve-tragjike-hyseni-therret-mbledhje-urgjente-te-keshillit-komunal-per-siguri-ne-bashkesi)

[Shtojca për Kulturë.]() [Viti 1990: Pajtimi historik në Kosovë](https://www.koha.net/shtojca-kulture/viti-1990pajtimi-historik-ne-kosove)

[Arbëri.]() [Mot i ndryshueshëm gjatë javës së ardhshme, temperaturat do të pësojnë luhatje](https://www.koha.net/arberi/mot-i-ndryshueshem-gjate-javes-se-ardhshme-temperaturat-do-te-pesojne-luhatje)

[Kronikë.]() [Vritet një person në Pogragjë të Gjilanit, i dyshuari në arrati](https://www.koha.net/kronike/dyshohet-per-vrasje-ne-pogragje-te-gjilanit)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Kongresisti Self në Maqedoninë e Veriut: Të zbatohet Marrëveshja e Ohrit e të ruhen të drejtat e shqiptarëve","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/kongresisti-self-ne-maqedonine-e-veriut-te-zbatohet-marreveshja-e-ohrit-e-te-ruhen-te-drejtat-e-shqiptareve","datePublished":"2026-05-27T21:50:42+02:00","dateModified":"2026-07-10T18:25:04+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":536,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Kongresisti amerikan Keith Self gjatë vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut ka ritheksuar rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit, respektimit të të drejtave demok","url":"https://www.koha.net/arberi/kongresisti-self-ne-maqedonine-e-veriut-te-zbatohet-marreveshja-e-ohrit-e-te-ruhen-te-drejtat-e-shqiptareve","keywords":"Keith Self, marreveshja e ohrit, MAQEDONIA E VERIUT, shqiptarët","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/May/27/4187ab92-4068-407d-9711-dc755ac53e78.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
