Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kongresisti amerikan kërkon drejtësi për të zhdukurit gjatë luftës në Kosovë

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, ka thënë se i qëndron krah popullit të Kosovës për të kërkuar drejtësi për të zhdukurit dhe familjet e tyre. Mbështetja e tij për Kosovën erdhi më 27 prill, në Ditën e të Zhdukurve me dhunë gjatë luftës së fundit.

“Më 27 prill shënohet Dita Kombëtare e Personave të Zhdukur, që nderon të pagjeturit e Luftës së Kosovës. Jam me popullin e Kosovës në kërkesën për drejtësi për ata që humbën dhe familjet e tyre”, ka shkruar ai në Twitter të mërkurën.

Ka kohë që Torres lobon për sigurimin e drejtësisë për familjet e viktimave të luftës.