Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, ka thënë se Kosova duhet të trajtohet me drejtësi dhe respektin që e meriton si një shtet sovran në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimin Evropian.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Torres ka thënë se këtë mesazh ia ka thënë zëvendëskëshiltarit të Sigurisë Kombëtare, Jonathan Finer, gjatë një bisede të zhvilluar të martën.
“Pata një bisedë produktive me zëvendëskëshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Jonathan Finer, lidhur me tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Si kongresist për Bronxin, duke përfaqësuar mijëra shqiptarë nga Kosova, i përcolla nevojën për të mbështetur marrëdhëniet speciale SHBA-Kosovë, të cilën ai e kupton thellësisht, dhe nevojën që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja ta trajtojë Kosovën me drejtësi dhe respektin që e meriton si një shtet-komb sovran”, ka shkruar ai.
Ligjvënësi amerikan e ka shprehur bindjen se Finer e di rëndësinë e mbajtjes dhe forcimit të marrëdhënieve midis SHBA-së dhe Kosovës.
-
Torres: Dashuria e Kosovës për Amerikën është e thellë, ashtu si dhe miqësia e saj
-
Turner: Washingtoni të angazhohet më shumë për zgjidhjen e ngërçit Kosovë-Serbi
-
Kongresisti Torres i zhgënjyer me kritikat e Blinkenit ndaj Qeverisë së Kosovës
-
Konjufca falënderon kongresistin Torres për përkrahjen ndaj Kosovës
-
Torres: SHBA-ja të marrë rol më të madh në bisedimet Kosovës - Serbi