Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq ka deklaruar se gjatë vizitës së tij në Kongo është takuar me presidentin e këtij vendi Félix Tshisekedi, përcjell FoNet.
Ai, sipas Daçiqit, “edhe një herë ka theksuar se Kongoja nuk do ta ndryshojë qëndrimin lidhur me integritetin territorial dhe me çështjen e Kosovës, transmeton Koha.net.
Kongoja s’e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës.
Ministri i Punëve të Jashtëm I Kosovës Behgjet Pacolli gjatë këtij muaji ka paralajmëruar se njohja nga Kongoja do të ndodhë së shpejti.
Daçiqi ka përfunduar se Serbia është shumë mirënjohëse ndaj Kongos që e përkrah integritetin territorial të Serbisë dhe që nuk e njeh Kosovën.
Artikuj të ngjashëm
-
Daçiq: Pacolli me 500 mijë dollarë deshi ta blinte njohjen e Kosovës nga Kongoja
-
Daçiq: Kemi përkrahjen e Kongos për Kosovën
-
Daçiq: S’do të ketë njohje të pavarësisë së Kosovës e as anëtarësim në OKB
-
Togo thotë se ka tërhequr njohjen e Kosovës
-
Daçiq: Serbia nuk do ta njohë Kosovën as direkt e as indirekt