Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Daçiq: Kemi përkrahjen e Kongos për Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë Ivica Daçiq është takuar sot me ministrin e Komunikimeve dhe të Medieve të Kongos Mendeo Omalango, transmeton Koha.net.

Siç njofton portali “novosti’ Daçiq e ka njoftuar musafin nga Kongo me pozicionin e Serbisë për Kosovën dhe e ka falënderuar atë për “qëndrimin parimor që ky vend e ka për Kosovën”.

Kongo nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa Serbia vazhdon të besojë në miqësinë e ish- Jugosllavisë me vendet afrikane të mosinkuadrimit disa nga të cilat ende s’e kanë njohur Kosovën.