Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq e ka falënderuar Kirgizinë për mosnjohjen e Kosovës, gjatë një bisede telefonike me homologun e tij kirgiz, Chingiz Aidarbekov.
Si njofton zyra për shtyp e ministrisë së këtij shteti, Daçiqi gjatë telefonatës me Aidarbekovin e ka shprehur falënderimin për “qëndrimin parimor të Kirgizisë për mosnjohjen e Kosovës”.
“Serbia është e vendosur për zhvillimin e mëtejmë dhe avansimin e bashkëpunimit të përgjithshëm dhe thellimit të raporteve tradicionale miqësore me Kirgizinë”, i ka thënë mes tjerash Daçiqi Aidarbekovit, transmeton KOHA.
Mediet kanë raportuar se pas heqjes së reciprocitetit, Serbia është pajtuar që ta ndalë fushatën kundër njohjeve të Kosovës. Por vetë Daçiq e kishte mohuar një gjë të tillë.
-
Daçiqi falënderon Algjerinë për mosnjohje të Kosovës një ditë pasi Grenelli tha se Serbia ka ndalur fushatën
-
Daçiqi falënderon Kenian për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës
-
Daçiq i falënderohet Tunizisë që nuk e njeh Kosovën
-
Daçiq e falënderon Kinën për “mosnjohjen e Kosovës”
-
Daçiq: Normalizimi i marrëdhënieve nuk do të thotë njohje e Kosovës