Këshilli Prokurorial i Kosovës ka mbajtur takimin e rregullt ku mediat nuk u lejuan.
Por një burim i KOHËS brenda takimit, tregoi se tre anëtarë të këshillit kanë njoftuar se janë dorëhequr në mënyrë që të zgjidhen kryeprokurorë.
Ky burim ka theksuar se kjo madje përbën konflikt interesi.
“Duket si një konflikt interesi të heqësh dorë e më pas njerëzit të të zëvendësojnë në këshill dhe të zgjedhin për një ngritje në detyrë”, tha burimi në kushte anonimiteti.
KOHA gjithashtu ka mësuar se bëhet fjalë për Dëshirë Jusajn, Arben Ismajlin dhe Zejnullah Gashin.
Edhe
Dyshime se gara për kryeprokurorë u komprometua pa nisur
Jusaj pritet të aplikojë për kryeprokurore në Gjakovë, Ismajli në Gjilan dhe Gashi në Pejë.
Sipas praktikës, Këshilli Prokurorial i Kosovës zgjedh kryeprokurorët.
-
Gashi nominohet për Kryeprokuror të Shtetit, disa OJQ ftojnë Haxhiun ta dekretojë
-
Këshilli Prokurorial ia dërgon Presidencës nominimin e Zejnullah Gashit
-
Zejnullah Gashi nominohet për Kryeprokuror të Shtetit
-
GLPS-ja ankohet se Këshilli Prokurorial s’i dha qasje në fletëpoentimet e kandidatëve për kryeprokuror të shtetit