Nënkryetari i parë i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka pritur sot në takim nënkryetarin ekzekutiv të Kongresit Botëror të Hebrenjve, Robert Singer, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Me këtë rast, Haliti, e njoftoi atë për angazhimet në Kuvendin e Kosovës, e që kanë të bëjnë me avancimin dhe konsolidimin e shtetësisë së Kosovës.
Duke folur për rrugën e gjatë e të mundimshme të popullit të Kosovës gjer në realizimin e lirisë dhe të shtetësisë, nënkryetari i Kuvendit, Haliti, ndër të tjera tha se, “jemi një popull që kemi mësuar shumë nga historia e popullit tuaj dhe ndjehemi krenar që na lidh një histori e ngjashme, e dhimbshme, por edhe krenare”.
Në vijim të takimit, Haliti vuri në spikamë nevojën për mbështetjen e Kosovës nga komuniteti hebraik. “Ju jemi shumë mirënjohës që mbështetja për Kosovën të vazhdojë edhe në të ardhmen, ku do që është e mundshme”, tha ai.
Singer me këtë rast ka thënë se ndihma dhe mbështetja për Kosovën do të jetë pjesë e angazhimeve të përditshme.
-
OSBE-ja mbetet partnere dhe mbështetëse e Kosovës, thotë Zannier
-
Hoxhaj – Singerit: Kosova krenare që ka një komunitet të vogël por shumë të rëndësishëm hebre
-
Kuvajti vazhdon ndihmën për Kosovën
-
Kurti: Serbët lokalë t’i shfrytëzojnë të drejtat e garantuara në Kosovë
-
Përplasje mes Surroit e Halitit për diskutimet në takimin e delegacionit të Kosovës me Clintonin më 1998