Në një frymë krejt kundër qëndrimeve të Lëvizjes Vetëvendosje, ka përfunduar komunikata e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, për fjalimin e ministres Rozeta Hajdari të enjten lidhur me përfitimet e Kosovës nga programi i Bashkimit Evropian “Tregu i Përbashkët” me vlerë 4.2 miliardë euro.
Komunikata për media, që thuhet se ka qenë fjalimi i plotë i ministres Hajdari, përfundon me një pjesë të shkurtër që kundërshton qëndrimet e Qeverisë dhe partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.
“Propaganda nuk kalon. Sa i përket 4.2 mld. eurove për të cilat po propagandon LVV, qe dy fakte: e para, ato nuk janë vetëm për Kosovën, dhe e dyta, më e rëndësishmja, Kosova edhe më herët ka qenë pjesë e programeve të BE-së - menjëherë pas nënshkrimit të MSA-së, të cilën VV nuk e ka votuar. MSA ka qenë parakusht që Kosova të bëhet pjesë e programeve të BE-së, por pushteti i sotëm në atë kohë as nuk i ka njoftë si në rastin e letrës së Mogherinit. Programi i Tregut të Përbashkët (Single Market Programme) sot, është programi COSME dikur. Këtë program Kosova e ka dakordu me BE-në në vitin 2017. I njëjti është ratifiku në 2017 dhe ka hyrë në fuqi në 2018. Shihni linkun për Ligjin e Ratifikuar”, thuhet në komunikatë.
Ky shkrim është i njëjti sikur postimi i ish-ministres Hykmete Bajrami ditë më parë në Facebook.

KOHA ka dërguar pyetje në e-mail për të sqaruar këtë shkrim. Sapo të marrë përgjigje artikulli do të përditësohet.
-
Bizneset e Kosovës me qasje në programin 4.2-miliardësh të BE-së
-
MINT-i lanson thirrje publike në vlerë 2.5 milionë euro për mbështetje të bizneseve
-
BE-ja do t’i krijojë Kosovës qasje në programin 4.2 miliardë eurosh
-
Konfirmohet aktakuza kundër ish-ministres Rozeta Hajdari
-
Nuk u propozuan sërish si ministre, Hajdari e Nagavci tregojnë arsyet