Rozeta Hajdari e cila në qeverinë e kaluar mbante postin e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka thënë se është e lumtur që kolegia e saj Mimoza Kusari-Lila do të jetë ministre e këtij dikasteri në qeverinë e re.
E pyetur pse nuk është përzgjedhur sërish në këtë pozitë, Hajdari u përgjigj që nuk është patjetër një me qenë gjithmonë dhe se ishte vendim i përbashkët i saj me kryeministrin Albin Kurti.
“Unë i uroj shumë suksese qeverisë së re. Jam mëse e lumtur që kolegia ime Mimoza Kusari-Lila e ka postin e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë e Tregtisë. Nuk është patjetër një me qenë, duhet gjithmonë njëfarë kombinimi të bukur. Është një kombinim shumë i mirë. Është vendim i përbashkët me Kurtin”, ka thënë Hajdari pas përfundimit të seancës ku u votua Qeveria Kurti 3.
Në pozitën e ministres së Arsimit nuk u propozua në qeverinë e re as Arbërie Nagavci. Ajo shkurt para mediave tha se pas zgjedhjeve të 9 shkurtit e ka diskutuar me kryeministrin Albin Kurti, angazhimin e saj në pozita të tjera.
“Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit e kemi diskutuar qysh atëherë me kryeministrin Kurtin për pozita të tjera. Mbi të gjitha do të jem deputete e pastaj shpejt do t’i shohim edhe çështjet e tjera dhe angazhimet specifike”, u shpreh Nagavci pas përfundimit të seancës ku u votua qeveria e re.
Zgjidhet Qeveria Kurti 3
-
Bislimi, Hajdari e Nagavci jashtë Qeverisë. 18 kandidatë të rinj marrin mandat deputeti
-
Ndryshimet në qeverinë Kurti 3 s’e prekin Kusari-Lilën, Konjufcën e Haxhiun
-
Kurti s’do t’i bëjë ministra të gjithë ata që i prezantoi në tetor
-
Kusari-Lila: 6 deputetët e LDK-së e kanë problemin me Kurtin, jo me kandidatin për president
-
Kusari-Lila: Çështje orësh që Kurti t’u dërgojë ftesë partive për takim