Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komunat e Shtërpcës dhe Dragashit

ADA dhe UNDP ndihmojnë aftësimin e të rinjve për punë në Dragash e Shtërpce.

Papunësia e të rinjve në Kosovë mbetet e lartë dhe shumë nga ta nuk kanë mundësi të zhvillojnë në mënyrë efektive aftësitë, të konkurrojnë në tregun e punës dhe gjejnë punë. Situata është edhe më kritike në zonat rurale, ku mundësitë për punësim janë më të rralla. Vetëpunësimi në bujqësi, shërbime lokale ose prodhimtari të vogla, shpesh mbetet opsioni i vetëm për të jetuar.

Nën fushëveprimin e projektit INTERDEV 2 të UNDP-së, të financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), 20 të rinj, 10 nga secila nga komunat partnere nga Dragashi dhe Shtërpca, kanë përfunduar trajnimin dhe janë aftësuar në profesionet e saldimit, autoelektrikës, floktarisë, kuzhinierisë dhe rrobaqepësi, duke u ofruar të rinjve mundësi për të konkurruar në tregun e punës.

Në një ceremoni të organizuar dje, më 29 mars, nga Komunat e Shtërpcës dhe Dragashit, Agjencisë Austriake për Zhvillim dhe UNDP-së, pjesëmarrësit u pajisën me certifikata për përfundimin e trajnimit profesional. Me këtë rast, përfituesve, iu ndanë edhe mjete dhe pajisje, për t'i ndihmuar të bëhen të vetëpunësuar në profesionet e tyre.

Në komunën e Shtërpcës, ndër të tjerët, përfituesve iu drejtua edhe z. Milosh Gjukiq, drejtor i Drejtorisë Komunale për Zhvillim Ekonomik, Bujqësi, Turizëm dhe Pylltari. Duke falënderuar UNDP-në dhe ADA-në, Gjukiq theksoi se INTERDEV është njëri nga projektet më të mira të implementuara në këtë komunë. Ai u zotua se komuna do të vazhdojë të mbështes fuqishëm këtë projekt, me shpresë që do të vazhdojë rrugëtimin e suksesshëm.

Trajnimi profesional është pjesë e Paktit Territorial të Punësimit 2017-2020 në Dragash dhe Shtërpcë.

Edhe Arsimi Dual – investim i sigurt për të ardhmen e të rinjve Reklama 2 muaj më parë Arsimi Dual – investim i sigurt për të ardhmen e të rinjve

Që nga viti 2014, projekti INTERDEV, ka mbështetur banorët e komunave të Dragashit, Shtërpcës dhe së fundmi edhe të Vitisë, për të zhvilluar aftësi të reja, për të gjetur punë, rritur prodhimin bujqësor dhe rural, dhe për të gjeneruar më shumë të ardhura për familjet lokale.

{gallery}