Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna pret intervenimin e Ministrisë kundër rrëshqitjes së gurëve

Rrëshqitjet e gurëve në rrugën Pejë - Bogë s`kanë të ndalur. Ndërkohë që autoritetet ende nuk kanë marrë masa për ta eliminuar këtë rrezik.

Sali Lukaj nga fshati Dukaivë të Rugovës është ndër ata që janë përballur me këtë rrezik.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Guri është përplasur mbi pjesën e përparme të makinës. Të kishte ra guri mbi makinë, jam i sigurt që na kishte shtypur të dyve për vdekje. Fati jonë ka qenë që guri ka rënë në pjesën mbi motor e jo mbi kulmin e makinës”, rrëfen ai momentin kur i kanë shpëtuar me shumë fat vdekjes në pjesën e rrugës të fshati Shtupeq, në afërsi të kroit ku është pllaka përkujtimore e dëshmorëve.

Lukaj tregon se forca e goditjes ka qenë aq e madhe se edhe guri vetë është shkapërderdhur nga përplasja në makinë. “Guri ka qenë i madh dhe e ka dëmtuar komplet makinën në pjesën e përparme, por më rëndësi është që ne kemi shpëtuar pa lëndime edhe pse ende për mua është e pabesueshme që kemi shpëtuar”, thotë Lukaj...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.